Nga Shqipëria / E Martë 16 Nëntor 2021, 11:11

Agron Llakaj humb motrën nga Covid-19: Sa vuajte moj shpirt

Një lajm i trishtë vjen nga aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj. Aktori ka bërë të ditur se ka humbur motrën e tij, si pasojë e Covid-19.

Përmes një postimi në Instagram, krah një fotoje të motrës, Agroni ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.

“Moter moj! Bardhe moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…, kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes. Sa vuajte moj shpirt, sa lengove moj moter. Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte!” Ah pse s'mu ankove njehere moj zemer, ah!!! Ike moter, ike…, jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti! Lamtumire motra ime! Lamtumire o shpirt! Me fal por s'munda! Qofsh e Zotit, e parajses sic vet zemren kishe!”, ka shkruar Llakaj.