Seriali "H.O.T" tashmë gjendet dhe në Youtube, ku vazhdon të thyejë rekord shikimesh. Episodi 1 arriti 100 mijë shikime në 24 orët e para në Youtube dhe tashmë numëron mbi 600 mije shikime në 6 ditë.

Ndërsa episodi 2, i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube, gjë që tregon se suksesi në shifra i episodit të parë nuk është thjesht kurioziteti për të parë për çfarë bëhet fjalë, por tregon se tashme seriali ka krijuar fansat e tij që mezi presin çdo episod.

Theksojmë se pritja e shikuesve ka qenë fantastike me mbi 80% të komenteve tejet pozitive.
Disa nga komentet:
"Bravo Seriali Më i mirë nga Ermal Mamaqi"
"Sa shum te "merr" dhe te perfshin ky serial"

"Nje nder filmat me te bukur qe kam pare deri me sot ne Shqiperi bravo dhe suksese Mamaq"
"Bravo ermal..urime je me hapin e kohes..well done mate"
"Plak je regjisori me i mire i filmave shqiptar qe nga koha e xhaxhit"

"Fantastik", "Super", "Bravo vertet"
"Filmi më i mirë Po, Producenti më i mirë Po, Aktorët më të mirë Po, Dhe ne na mbetet vetëm të shijojmë filmin, Shikim të kënçëm!"

"Nuk është komedi, është një serial kompleks, aspak sipërfaqësor, pavarësisht reklamave. Reklamat janë burim të ardhurash dhe janë të integruara perfekt me serialin."
"Je i papar ermal super film suksese"
"Xhoda njish. Ermali shum i zoti një punë e bukur deri më tani komplimente."

"Urime Ermal produksion shume i arrire artistikisht per Netflix. Uroj sa me shpejt me prodhime Netflix jemi shume krenar per ty sidomos ne qe jemi larg edhe mezi presim te degjojme shqip".

Mos harroni të abonoheni në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube për të ndjekur çdo episod të ri.
Kujtojmë që "H.O.T" vjen me një kast aktorësh shumë të njohur, me producent Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin.









