Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë së Kosovë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Danimarkë. Mediat në Kosovë raportojnë se e reja pësoi një aksident me makinën me të cilën udhëtonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Lajmi u bë i ditur nga Florim Smajli, babai i të ndjerës. Resmije Smajli do të varroset sot nga ora 12:00 në varrezat e komunitetit mysliman në Brondby.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohen të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby.”
"Reporteri.net" shkruan se 23-vjeçarja edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.

