Djali i Robert Aliajt, Kristi është njëri ndër fronistët e “Love Story 2”. Roberti nga ana tjetër është opinionist në këtë format dashurie.

Kjo eksperiencë është mjaft e veçantë për të dy dhe njëkohësisht e sikletshme. “Jam shumë kurioze që të shoh sesi babi yt gjithmonë kritik do të sillet me ty në këtë spektakël”, i tha Kristit moderatorja Alketa Vejsiu.

"E kam pak siklet, e kam shumë siklet të madh sepse jam i sigurt që do të më bëjë disa surpriza”, u përgjigj Kristi.




