Mbrëmjen e sotme ka nisur "Love Story 2" ku fillimisht jemi prezantuar me dy djemtë e fronit. Ato quhen Kristi dhe Xhoni.

Kristi është djali i Robert Aliajt dhe është një ekspert parfumesh. Ai ka studiuar për Shkenca Politike dhe për Arte Vizuale në Bruksel.
Djali tjetër quhet Xhoni, ka jetuar në Hamburh dhe është aktor. Fillimisht ai u prezantua me vajzat si banakier, me qëllimin për t'i njohur më mirë.
