Nga Shqipëria / E Hënë 15 Nëntor 2021, 19:07

‘Më shau me familje’, Ritvana i kthehet Bashkimit: Ta fus shishe kokës

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Ritvana dhe Bashkimi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit ka kërkuar eleminimin e saj nga emisioni.

Bashkimi tha se Ritvana e ka sharë me familje, por konkurrentja u shpreh e prekur që ai ka kërkuar largimin e saj kur ajo ka munguar disa ditë për arsye shëndetësore.

Ritvana e ka konsideruar veprimin e Bashkimit si çnjerëzor dhe i ka kërkuar të mos merret me të.

Bashkimi: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje.

Ritvana: Edhe familja ime i sheh ato. Mbaj përgjegjësi për fjalët që thua, nuk kam ardhur të stresohem, por të shijoj eksperiencën time. Po nuk të pëlqeva mos e zgjat fare, ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare. Nuk mban përgjegjësi për fjalët e veta. Mos u merr me mua fare.

Bashkimi: Merrem me cfarë të dua, a ke ardhur në emision?

Ritvana: A të përmend unë ty? Nuk ka turp fare. Shpesh herë ka folur për mua. Mos e manipulo, mos përqesh, mos ironizo se nuk ke surrat as ti, as askush.

Bashkimi: Është nivel i ulët se më ka sharë me familje nga i pari tek i fundit.

Ritvana: Është çnjerëzore se kam kaluar natën në spital, nuk e kam kaluar rrugëve, as duke pirë, kam pasur problem shëndetësore dhe Bashkimin nuk e kuptova. Plus ka dicka tjetër, në momentin që Bashkimi flet, vedos emrin tim në gojën e tij, unë i them cfarë ke, bën disa veprime injoruese. Të ka hipur vetja në qejf, por duhet të relaksohesh e të jesh më pozitiv kur njerëzit janë në spital dhe pop resin përgjigje analizash. Ky është mendimi im, ta kam thënë dje e ta them prap.

Bashkim: Më është pyetur në prapaskenë, kë do të eliminosh, thashë Ritvanën. Është në Youtube, njerëzit e shohin. Nuk kam asgjë me të, ky është mendimi im. Kjo është bërë të mërkurën, nuk e kam pasur idenë pse ka shkuar në Danimarkë dhe është transmetuar të premten, kur u kthye. Nuk kam dijeni se ku po shkon dhe në fund të ditës, është mendimi im për emisionin. Nuk ka pasur diskutim, fyerje ka pasur.