Nga Shqipëria / E Hënë 15 Nëntor 2021, 18:06

Ritvana rikthehet në ‘Përputhen’ dhe zbulon arsyen e fortë të mungesës së saj

Ritvana u rikthye sot në “Përputhen” pas disa ditësh mungesë. Ajo tha se ka qenë jashtë Shqipërisë për të bërë disa analiza shëndetësore.

Konkurrentja u shpreh se bëhet fjalë për diçka serioze, por preferon të mos përhapë panik deri në momentin kur të marrë përgjigjet e analizave.

“Po pres disa përgjigje. Nuk kam asgjë konkrete për të thënë për momentin por uroj të dal mirë. Është diçka serioze por presim që pas dy javësh të marr përgjigjet dhe të jem më konkrete. Nuk dua të bëj panik, as për vete, as për asnjeri. Gjatë këtyre ditëve kam qenë lart e poshtë me analiza, nuk kam qenë as në Shqipëri”, tha ajo.