Numri i fëmijëve të infektuar me Koronavirus në Berat është rritur. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Pediatrisë, Vladimir Kumaraku, në një intervistë për “ABC News”.
Ai është shprehur se të gjitha qendrat shëndetësore duhet të pajisen me teste të shpejta në mënyrë që të ulet fluksi në spital.
“Kjo periudhë dhe për shkak të ndryshimeve atmosferike, ka filluar të japë efektet e veta në moshat pediatrike. Tek ne numri i fëmijëve që kanë probleme ka filluar të shtohet. Numri i fëmijëve që janë me COVID përsëri është shtuar.
Nga kjo intervistë dërgoj një mesazh që tamponët e shpejta për COVID të çohen edhe në qendrat shëndetësore në mënyrë që të shmanget grumbullimi pranë pediatrisë. Të shtrihet depistimi dhe zbulimi i rasteve me COVID”, është shprehur mjeku.
