Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith janë përballur me shumë paragjykime për lidhjen e tyre. Aktorja ka marrë shpesh komente diskriminuese ndaj partnerit të saj dhe duket se kjo i ka ardhur në majë të hundës.

Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale, me anë të të cilit i ka ftuar të gjithë racistët të komentojnë dhe të shfryhen një herë e mirë.

“Ketu duhet te komentojne vetem racistat! Villni ne komente mos u kurseni, se ne postet tjera qe po i postoj nuk ka t’boj me komentet qe po i shkruani. Komentuesit me te rande ja qes ni kafe!”, ka shkruar Adriana.




