Nga Shqipëria / E Hënë 15 Nëntor 2021, 16:04

Më në fund: Doli në Youtube episodi 2 i serialit 'H.O.T'

Nëse ende nuk e keni ndjekur "H.O.T", ose e keni ndjekur e doni ta shihni përsëritje, serialin tashmë mund ta ndiqni në Youtube.

Sot është publikuar episodi 2 i serialit, të cilin mund ta ndiqni kur të doni duke klikuar në videon e mëposhtme.

Gjithashtu edhe disa nga pjesët më kulminante apo ato për të qeshur, i gjeni në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit.

Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri. 

Kujtojmë që "H.O.T" vjen me një kast aktorësh shumë të njohur, me producent Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin.