Nga Shqipëria / E Hënë 15 Nëntor 2021, 16:04

'I pari që besoi tek unë', Enca humb njeriun e shtrenjtë

Enca ka humbur një njeri shumë të dashur për të e për familjen e saj, gjyshin. Lajmin e trishtë këngëtarja e ka ndarë me fansat në rrjete sociale, duke treguar se gjyshi ka qenë i pari që ka besuar tek talenti i saj në muzikë.

“Ndaj shumë në social media po gjërat personale që kam afër zemrës nu ki ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time u nda nga jeta", shkruan Enca.

“Gjyshi im i dashur, artist në shpirt dhe në vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë. Fansi dhe kritiku im nr.1, i pari që ka besuar tek unë kur isha e vogël dhe më ka mbështetur në rrugën e muzikës”, tregon këngëtarja.