Nga Shqipëria / E Hënë 15 Nëntor 2021, 15:03

Rikthehet 'Love Story', Alketa Vejsiu zbulon look-un e saj për spektaklin e sotëm

"Love Story" do të rikthehet mbrëmjen e sotme në ekranin e TV Klan me sezonin e dytë. Ky edicion do vijë me shumë ndryshime dhe një ndër to është fakti se nuk do të kemi vetëm një princ, por edhe një princeshë.

Alketa ka publikuar pak më parë disa foto e video para shfaqjes duke na zbuluar pamjen e saj për spektaklin e sotëm.

Për puntatën e parë moderatorja ka zgjedhur një fustan gri me gura e temina, kombinuar me vëthë e taka në të njëjtën ngjyrë.

"Sonte kthejeni tek Klani dhe mos e ndryshoni! Ora 20.10. Love Story Premiera Edicioni i Dyte! Faleminderit kastit te vitit te kaluar qe i hapen rrugen Edicionit te Dyte qe do zbuloje te reja dhe surpriza sonte!", shkruan Alketa.

Kujtojmë që edhe këtë vit Jerina e Roberti do të jenë opinionistë dhe do t'i bashkohet edhe Bleona.

Sa i përket protagonistëve, mes djemve do të jetë edhe djali i Robert Aliajt, Kristi.