Vajza e Paul Walker, Meadow muajin e kaluar i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë. Madje në altar ajo u shoqërua nga miku i ngushtë i babait të saj, Vin Diesel.

Por përpara këtij momenti të lumtur në jetën e saj, modelja 23-vjeçare ka treguar se ka qenë duke luftuar me tumorin.

Meadow është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar në Instagram një foto të saj para dy vjetësh.

“Sot 2 vite më parë. Kam bërë një rrugë shumë të gjatë. Lamtumirë tumor. E bekuar dhe mirënjohëse”, ka shkruar Meadow krahas fotos së saj gjatë trajnimit mjekësor.

Në këtë postim të modeles viheshin re komentet e shumta me mesazhe inkurajuese, duke përfshirë këtu edhe kumbarin e saj, Vin Diesel. Aktori i famshëm ka komentuar me një “emoji” që simbolizon lutjen, gjë që ka marrë mijëra pëlqime edhe nga ndjekësit.






