Mëngjesi i sotëm ka nisur me një sherr mes Ilirit dhe Fifit, të cilët ndodhen në dhomën e dënimit që prej ditës së djeshme. Balerini dhe këngëtarja janë kapur me njëri-tjetrin për shkak se Fifi e ka quajtur Ilirin balerin të dështuar.

Iliri i prekur nga kjo gjë i tha se askush s’mund të flasë për profesionin e tij me të cilin ushqehet.

Ndërsa Fifi tha se ishte duke bërë shaka, e cila Ilirit iu duk e pavend.

Konflikti degradoi në ofendime derisa Fifi ka ndërruar ambient për të mos e dëgjuar më shumë Ilirin.

