Nga Shqipëria / E Hënë 15 Nëntor 2021, 11:11

Skandal në futboll, mes vajzave del një burrë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit për femra, mes Jordanisë dhe Iranit. Kur ndeshja shkoi me penallti, futbollistet e Jordanisë panë që në portën e Iranit ishte një burrë dhe jo një vajzë.

Burri u zbulua pasi gjatë hedhjes iu hoq shamia nga koka.

Menjëherë pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Jordanisë iu ankua FIFA-s duke kërkuar prej këtij organizmi që të hetojë dhe të marrë masa ndaj iranianëve për shkelje të rregullave.

"Duhet të nisë një hetim menjëherë. Ne ftojmë FIFA-n të marrë masa për këtë çështje", tha në një deklaratë Federata e Futbollit të Jordanisë, transmetojnë mediat e huaja.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga FIFA për këtë çështje.