Nga Shqipëria / E Diel 14 Nëntor 2021, 23:11

'Burri të ka tradhtuar me mua', Elita publikon mesazhin në prani të Gjikos

Elita Rudi është shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e reperit në Instagram, duke iu përgjigjur disa pyetjeve pikante.

Mes të tjerave, një ndjekëse i shkruan: “A na fal mu e Gjikon që të ka tradhtu?”

Moderatorja e mori me sportivitet pyetjen teksa Gjiko u përgjigj “Thuaji hallall iu qoftë!”.

Një pyetje tjetër ishte nëse kanë menduar ndonjëherë të ndahen dhe Elita sërish iu përgjigj me humor duke kënduar këngën e Elvana Gjatës dhe Yll Limanit, vargjet e të cilës janë: “Na me u nda osh marre, marre, marre…”