Nga Shqipëria / E Diel 14 Nëntor 2021, 21:09

E ndoqët? Ja çfarë ndodhi në episodin 4 të serialit H.O.T

Mbrëmjen e sotme u transmetua episodi i katërt i serialit “H.O.T”, i cili tashmë të dielave i ka mbërthyer të gjithë pas ekranit. Dani pasi humbi shpresat se Amanda është larguar, habitet kur ajo i shfaqet në aeroport. Të dy vendosin të pajtohen dhe kalojnë një natë romantike në shtëpinë e Danit.

Lori dhe Genti nga ana tjetër shkojnë për darkë së bashku dhe situata shumë komike ndodhën mes të dyve. Ndërkohë në të njëjtin restorant rastisën edhe Aleksi me Alketën. Kjo e fundit u shqetësua kur pa Lorin e Gentin. Lori ndërkohë nisi të dyshojë kur i pa ata bashkë.

Genti priste më shumë nga Lori, kur ajo i kërkoi të bënte një dush në shtëpinë e tij, por mbeti i zhgënjyer.

Të nesërmen Dani shkoi të sqaronte situatën me Xhenin, por u konfuzua edhe më shumë nga përgjigjet e saj. I vetmi shqetësim i tij është që Shpëtimi të mos e mësojë ç'ka ndodhur. Shpëtimit nga ana tjetër i bie në dorë skenari i Danit.

Ky i fundit shokohet kur mëson se regjisorja e re është Nora. Në të njëjtën kohë Amanda i kishte përgatitur Danit një surprizë për përvjetorin e fejesës. Gjithçka ndodh në momentin e gabuar. Një puthje nga Amanda dhe Nora që sheh gjithçka. Si do të dalë Dani nga kjo situatë? Mbetet për t'u parë të dielën tjetër në orën 20:05 në TV Klan.

Për ju që nuk arritët ta ndiqnit episodin e sotëm, e gjeni në aplikacionin Klani im dhe shumë shpejt në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube.