Seriali "H.O.T" është publikuar në Youtube dhe prej 5 ditësh ka bërë namin duke thyer rekord me plot 500 mijë shikime. Asnjë serial shqiptar deri më sot nuk ka arritur gjysmë milioni shikime në vetëm 5 ditë në Youtube, një tjetër sukses ky për "H.O.T" që ka vendosur një standart të ri në prodhimin e serialeve shqiptare.

Episodin e parë e gjeni të plotë në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube. Në pak orë do të publikohet edhe episodi i dytë.
Ndërsa episodin e katërt do të keni mundësinë ta ndiqni mbrëmjen e sotme në TV Klan me ngjarje të reja, të papritura dhe sigurisht humor.











