Nga Shqipëria / E Diel 14 Nëntor 2021, 17:05

'Nuk kam pasur lidhje me asnjë grua tjetër', dëshmia e Babis

Një muaj më parë një mik i pilotit, Babis Anagnostopoulos bëri bujë me deklaratën se ai kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. Më pas erdhi një tjetër dëshmi tronditëse. Emisioni “Drita në tunel” dhe Angeliki Nikolouli zbuluan se Babis Anagnostopoulos dy javë para se të vriste Caroline i dërgoi një shënim ish të dashurës së tij duke i kërkuar ta takonte nga afër.

Mirëpo avokati i Babis Anagnostopoulos, ka mohuar që klienti i tij të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore. Alexandros Papaioannidis, i është përgjigjur gazetares Aggeliki Nikoloulit, pas zbulimeve të kësaj të fundit se Babis kishte lidhje me një grua tjetër.  “Ai as nuk e njeh gruan”, tha avokati mbrojtës i pilotit 32-vjeçr.

Avokati i vrasësit të Caroline iu referua përmes Mega-s çfarë tha Angeliki Nikolouli, duke thënë: “Klienti im thotë se nuk ka pasur asnjë lidhje me asnjë grua as para dhe as gjatë ngjarjes. Në fakt, nuk ka dalë nga asnjë provë në dosje. Ai as nuk e njeh gruan. Ky është qëndrimi i klientit tim. Nëse nuk do të kishte ndodhur asgjë tjetër, nuk është diçka që ndikon drejtpërdrejt në veprën që po shqyrtojmë në këtë rast.”

Burimi: abcnews