Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Arditi krijoi një raport të ngushtë me Beniadën. Dyshja do vazhdojnë të njihen jashtë, pasi modelja të dalë nga shtëpia.

Arditi ishte sot i ftuar në “Fan Club”, ku foli me të ëmën e Beniadës, Lindën, në një lidhje të drejtpërdrejtë. Këngëtari e pyeti nëse e pëlqen si dhëndër, por ajo i tha se Beniada vendos vetë për jetën e saj.

“Unë e lej në dëshirën e fëmijës time. Ajo nuk është 17 apo 20 vjeç, është 30. Vendos vetë për jetën e vet”, tha zonja Linda.





