Nga Shqipëria / E Diel 14 Nëntor 2021, 14:02

Jo me Fifin! Nëse nuk do kishte të dashur, Graniti do lidhej me këtë banore të BBV

Graniti ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Fun Club”, ku mes të tjerash zbuloi emrin e vajzës me të cilën ndoshta mund të kishte diçka, nëse nuk do kishte dikë jashtë.

Ai tha emrin e Semit, duke thënë se i pëlqen nga pamja e jashtme por edhe si tip.

“Nëse nuk do kisha pasur të dashur, me siguri do ndodhte diçka me Semin. Më pëlqen pamja e jashtme së pari, pastaj më pëlqen dhe si tip, është e zgjuar”, tha ai.