Graniti ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “Fan Club”. Ai zbuloi se pas daljes nga “Big Brother VIP” ka kontaktuar me vajzën që dashuron, por aktualisht nuk janë bashkë.

Ai tha se e kanë lënë të takohen për t’i sqaruar gjërat përballë me njëri-tjetrin.

“Kam folur. E kemi lënë të takohemi dhe t’i sqarojmë gjërat. Unë do doja të riktheheshim sepse e kam ende në zemër”, u shpreh Graniti.







