Granit Cana ka folur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, në emisionin “Fan Club”. Ai është shprehur se Fifin nuk e ka mbajtur kurrë me shpresa, por i është dhimbsur gjendja e saj.

Graniti ka treguar një fragment që nuk është transmetuar nga “Big Brother VIP”, në të cilin sipas tij, Fifi ka rënë nga dollapi dhe i ka dalë gjak nga hundët për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

“Mua më është dhimbsur! Shumica e publikut nuk e di në çfarë gjendje e kam parë unë Fifin, kur ka rënë nga dollapi, i ka dalë gjakderdhje nga hundët shkaku im. Kjo është mirë ta dinë të gjithë dhe jam ndjerë i obliguar moralisht që t’i qëndroja afër”, ka treguar ai.
I pyetur nga Iva Tiço se si i lindi ideja për t’i zbukuruar Fifit krevatin me lule(Lexo këtu), modeli ka shtuar se në ato momente ashtu është ndjerë.

“Në ato momente ashtu kam ndjerë. Unë në atë kohë lidhje nuk kam pasur. Fifit nuk i kam premtuar “do të marr nuse për shtëpi”, thjesht “do njihemi”, kaq”, është shprehur Graniti.




