Nga Shqipëria / E Diel 14 Nëntor 2021, 10:10

'Nuk i marr burrin njeriu', Roza Lati thumbon keq Bieta Sulon

Pak muaj më parë Roza Lati u përplas me Bieta Sulon, pas një interviste në emisionin “Ftesë në 5”. Gjithçka nisi kur Bieta e pyeti nëse donte t’i binte në sy dikujt me setin më të brendshme.

Ajo u ndje e ofenduar dhe pas intervistës bëri një status në rrjete sociale, ku shkruante “Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë….”.(Lexo këtu)

Ndërkohë e ftuar së fundmi në “RTV Ora”, Roza u ndal sërish te përplasja me Bietën dhe tha se sipas saj, moderatorja e ka pasur personale me të.

“Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty”, u shpreh Roza, duke thumbuar Bietën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)