Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Nëntor 2021, 22:10

Surprizoi Efin, Mikela shpërthen ndaj Brunos

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Bruno i bëri një surprizë madhështore Efit, duke e mbushur të gjithë studion me tullumbace vetëm për të.

Kjo surprizë nuk u prit mirë nga Mikela, e cila ka shprehur më herët pëlqimin e saj për Brunon. Ndërkohë që dyshja bisedonin me njëri-tjetrin, Mikela bënte komente thumbuese si “As një shishe vere nuk di të hapësh”, “Puthe nusen”.

Më pas ajo tha se nuk e sheh më Brunon si më parë pas kësaj surprize.

Mikela: Kemi pasur një përballje të premten, gjithashtu një bashkëbisedim dhe e kam pyetur nëse bën diferenca dhe ka thënë jo.

Bruno: Kam bërë diferenca të kam thënë dhe mos ha fjalët e mia. Mos gënje!

Mikela: Diferenca ndërmjet vajzave dhe the Efin nuk mund ta krahasoj me ty që të njoh 2 muaj. Kjo është dicka shumë e madhe dhe Brunon nuk e shoh si më parë. Të deklarohen të dy dhe në rrugë të mbarë!