Ndonëse nuk ka shumë që është bërë pjesë e “Përputhen”, Efi ka arritur të magjepsë Brunon si asnjë tjetër. Konkurrenti i bëri sonte një surprizë madhështore, siç nuk e kishim parë asnjëherë në këtë program dashurie.

Ai krijoi një atmosferë romantike posaçërisht për Efin, me studion e mbushur plot me tullumbace, ndërsa në qendër një tavolinë për dy persona.

Bruno i bëri dhuratë dhe një shishe shampanjë me mbishkrimin “Është ajo lloj lidhje të cilën nuk e shpjegojmë dot”.

Efi u emocionua shumë nga surpriza e tij dhe e përqafoi. “Ndihem sikur të njoh kohë më parë”, i tha ajo.
Në fund konkurrentja plasi disa nga tullumbacet dhe në to shkruhej: "Deri kur t'i japim kuptim kësaj ndjesie".






