Mbrëmjen e djeshme Graniti u eleminua nga "Big Brother VIP" pas pesë javësh i izoluar nga pjesa tjetër jashtë. Modeli e priti mirë vendimin e publikut, madje u shpreh i lumtur që doli.

Së fundmi, ai ka publikuar në rrjete sociale foton e parë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai ka ndarë me ndjekësit një foto me mbesën, të cilën e ka takuar menjëherë sapo ka dalë.
"Bota ime", ka shkruar Graniti krahas fotos. Ai ka treguar dhe më herët se mbesa është dashuria e tij e madhe.






