Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Nëntor 2021, 14:02

E dashura u zhgënjye, Kledi: Kur të dal do marr vendimin e rëndësishëm

Kledi është i lidhur që prej 6 vitesh, madje e dashura e tij kishte menduar ta surprizonte mbrëmjen e djeshme në "Big Brother VIP". Mirëpo, duke parë sjelljen e tij konfuze dhe pëlqimin për Beatrixin, ajo ka ndryshuar mendje. 

Sot teksa po bisedonin në dhomën e gjumit, Kledi i ka shprehur Semit se qëndrimin në "Big Brother Vip" do ta shfrytëzojë edhe si një moment reflektimi për personat dhe rrethanat që e presin jashtë.

"Koha do ta tregojë, kjo periudha këtu do më shërbejë të mendoj dhe sapo të dal do të bëj hapin që ka kohë nuk e kam ndërmarrë. Thjesht duhet të ruaj qetësinë dhe të mos marr vendime të nxituara, si nga ana ime dhe nga ana tjetër", tha ai.