Serialin "H.O.T" tashmë mund ta ndiqni dhe në Youtube. Episodi 1 është publikuar dhe pa mbushur 24 orë theu rekord duke arritur 100 mijë shikime.

Ndërsa episodin dy do të mund ta shihni pas dy ditësh. Për të marrë njoftimin klikoni "Set Reminder" në videon ku seriali do të transmetohet premierë në kanalin e Ermal Mamaqit në Youtube.
Gjithashtu edhe disa nga pjesët më kulminante apo ato për të qeshur, i gjeni në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit.

Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri.

Kujtojmë që "H.O.T" vjen me një kast aktorësh shumë të njohur, me producent Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin.




