Tashmë në “TV Klan” janë transmetuar 3 episode nga seriali i parë i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana. “H.O.T” do të këtë 10 episode, të cilat do të transmetohen të dielave.

Një ndër aktoret e serialit është Ana Lika. Ajo luan rolin e shoqes së ngushtë të Amandës, Lorin, e cila është në kërkim të një burri që mundet t’i ofrojë lukset që ëndërron.

Së fundmi, në një intervistë ekskluzive për “Xing.al”, Ana ka zbuluar më shumë detaje nga ky projekt dhe rreth rolit të saj.
Intervistë me Ana Likën:
1. Si të erdhi ftesa për t’u bërë pjesë e serialit?
Për herë të parë më është propozuar nga Bjordi në një varrim ku rastisëm të dy bashkë, pastaj dy vjet nuk mora vesh ça u bë dhe pas dy vitesh m’u propozua përsëri.
2. Je shprehur se personazhi yt është personazhi më i bukur që ka “HOT”, pse është më i bukuri?
Sepse e luaj unë! (qesh)
3. Si është pritur Lori nga publiku? Çfarë komentesh ke marrë?
Roli i Lorit është pritur goxha mirë dhe kam marrë vetëm fjalë shumë të bukura, ose pastaj ato që kam takuar ma kanë thënë kot se më kanë të veten.

4. Ana Lika sa e gjen veten tek ky personazh?
Pak edhe shumë...
5. Përpos Lorit, kush është personazhi yt i preferuar?
Më pëlqejnë të gjithë, por personazhi i Xhodës (Gentit) mendoj se është fantastik.
6. Ke treguar se në serial ke një skenë intime me Xhodën. Na trego më shumë. Ishte e vështirë për t’u xhiruar?
Jo më shumë nuk iu tregoj dot sepse duhet ta shikoni vetë. Ka qenë pak e vështirë sepse krijuar një shoqëri shumë të madhe bashkë dhe na vinte për të qeshur.
7. Në serial Lori është në kërkim të një burri me lekë, i cili mundet t’i ofrojë lukset që ëndërron. Po në jetën reale çfarë kërkon Ana nga një mashkull?
Çelësat e shtëpisë! Bëj shaka (qesh)

8. Të gjithë mezi po presim episodin e katërt ku personazhi yt, Lori, del për darkë me Xhodën, duket se keni krijuar një kimi të veçantë si aktorë?
Po, është e vërtetë dhe ta mendosh që para serialit nuk e duronim dot njëri-tjetrin.
9. Sapo ka dalë episodi i parë edhe në Youtube dhe brenda 48 orëve është parë mbi 300 mijë herë. Çfarë mendon se e bën kaq tërheqës serialin HOT, përveç teje domethënë?
GJITHÇKA





