Si i preferuari i shtëpisë, Kledit iu mundësua një darkë speciale me një ndër vajzat e 'Big Brother VIP'. Ai zgjodhi të dilte me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila pranoi me shumë dëshirë.

Banorët i ndihmuan të dy për t'u bërë gati, teksa u ndanë dhe në grupe. Vajzat ndihmuan Beatrix-in, ndërsa djemtë Kledin. Modeli u mahnit kur pa këngëtaren dhe i dhuroi asaj një përqafim.

Kujtojmë se Kledi ka deklaruar se i pëlqen Beatrix dhe nëse nuk do ishte i lidhur, do donte të kishte diçka me të.
View this post on Instagram



