Igli kishte përgatitur nga një dhuratë të veçantë për vajzat e “Përputhen”. Në disa kuti prej druri ai kishte futur një dardhë, një luleshtrydhe, një limon dhe një hudhër.

Dardhën ia dhuroi Mikelës duke i thënë: është një shprehje e urtë që thotë dardha e ka bishtin prapa dhe shpresoj ti ta kuptosh shumë mirë këtë gjë. Bishti pas është Bruno.

Hudhrën ia dha Antonias me mesazhin: E kam parë që kohët e fundit ka shumë afrimitet me çunat në ‘backstage’ dhe ta mbajë me vete që të mos e hanë me sy.

Luleshtrydhen- Xhevanës: Meqë ti je e vogël, të bëra një luleshtrydhe por që po ta shijosh është shumë e mirë. Ky është dhe simboli i luleshtrydhes. Duhet ta provosh që ta kuptosh a është e shijshme.

Limon e kishte ruajtur për Efin: Thonë që është i thartë, por përdoret atje ku duhet. Mua më dukesh shumë selektive prandaj të kam dhënë një limon. Mendoj se ti je vajzë që bën zgjedhjet e tua, s’ka lidhje me thartinë.



