Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.230 testime dhe janë konfirmuar 625 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.
Ndërsa, aktualisht janë 8,233 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën të mbijetojnë një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç.
Janë shëruar 579 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i epidemisë.
