Nga Shqipëria / E Enjte 11 Nëntor 2021, 18:06

Xhevana e thotë troç: Gratë e lagjes më thonë t'i rri larg Brunos

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Xhevana zbuloi se gratë e lagjes i thonë shpesh që të këtë kujdes nga Bruno dhe të mos dalë me të.

“Kam pasur disa komente, sidomos nga komshijet aty rreth te pallati që më thonë “Rri larg nga Bruno”, “Mos dil me Brunon”, nuk e di e kanë kapur shumë keq. Nga plaka, gra që e shohin programin”, tha ajo.

Ndërkohë dhe Antonia dhe Efi thanë se marrin të njëjtat mesazhe për konkurrentin. Nga ana tjetër Mikela u shpreh se asaj i thonë të kundërtën, “Merru me Brunon”.