Nga Shqipëria / E Enjte 11 Nëntor 2021, 18:06

Alvisa shokon me deklaratën: Hyseni ka dhunuar dhe motrën e mbesën e tij

Alvisa dhe Hyseni kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale që pas puntatës së fundit të “Përputhen Prime”, ku Alvisa deklaroi se është dhunuar nga ish-partneri i saj.

Ajo ka shokuar sërish këtë të enjte, teksa në një video të publikuar në Instastory është shprehur se Hyseni ka dhunuar jo vetëm atë, por dhe motrën dhe mbesën e tij.

"Familja e tij e di shumë mirë se çfarë personi është ai. Ka ushtruar dhunë tek familja e tij, te motrat e tij, te mbesa e tij dhe jo më tek unë që nuk më ka asgjë. Kështu që do t’i them një thirrje të fundit familjes së tij: Nëse ai vazhdon me këtë muhabet, unë do vazhdoj me organet kompetente. Deri tani nuk e kam bërë, kur kemi qenë të lidhur sepse e kam dashur, këto kohë nuk e kam bërë sepse kam menduar se do ta zgjidhim si njerëz të rritur që jemi, por tani është lajmërimi im i fundit. Nëse ai hedh dhe gjënë më të vogël dhe bën gjestin më të vogël unë do shkoj dhe do ta denoncoj se nuk e lë më këtu. Dhe familja e tij, e di shumë mirë se ça njeriu është, duhet të vejë ta kontrollojë nga trutë e kokës se qenka psiqik”, ka thënë Alvisa në video.