E dashura e Kledit ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ajo quhet Khaoula Selmi dhe është një kaçurrelse shumë simpatike.

Khaoula zbuloi se ajo dhe Kledi kanë 6 vite bashkë. E pyetur nëse është mërzitur kur Kledi ka thënë “S’kam koment” për lidhjen e tyre, bukuroshja tha jo.

“Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet shumë për jetën e tij private, nuk ka nevojë të thotë më shumë”, u shpreh Khaoula.




