Nga Shqipëria / E Enjte 11 Nëntor 2021, 14:02

E rëndë/ Shqiptarja qëllon me breshëri plumbash burrin, në sy të djalit të tyre 13-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chalandri, të Greqisë. Një grua me origjinë nga Shqipëria ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin e saj. Ky i fundit është shoqëruar në spital dhe po lufton për jetën.

Mediat fqinje shkruajnë se gruaja, autorja kryesore e dyshuar e ngjarjes është arrestuar nga policia, dhe sipas infoprmacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.

Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të djalit të tyre 13-vjeçar.

Burimi: Topchannel