Aktori i njohur Gaz Paja është përfshirë në një aksident paraditen e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Policia bën me dije se Paja është përplasur nga një automjet që drejtohej nga E.K.
Paja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve teksa Abc ka sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
