Nga Shqipëria / E Enjte 11 Nëntor 2021, 09:09

Fjolla Morina feston ditëlindjen e qenit në mënyrë madhështore

Përveç njerëzve të dashur në jetën e Fjolla Morinës, rol të madh në familje luan edhe qeni i saj.

Ky i fundit ka mbushur një vit jetë dhe Fjolla i organizoi ditëlindje madhështore.

Këngëtarja publikoi disa foto nga festa me tollumbace, zbukurime e tortën me emrin e qenit duke u kujdesur në detaje që ta kthente në një ditë speciale.

"Gëzuar ditëlindjen Bobby, djali im", shkruan Fjolla krah fotove.