Revista "People" i ka zhgënjyer të gjithë ata që aluduan se Chris Evans do të ishte i përzgjedhuri për këtë vit si ”Mashkulli më seksi”. Zgjedhja e këtij viti ka qenë Paul Rudd.

Aktori 52-vjeçar ka ngelur i habitur për titullin. Gjatë një fotosesioni për revistën ai është shprehur: "Jam në dijeni që njerëzit e kanë dëgjuar emrin tim të përzgjidhet për shumë role dhe janë shokuar, mendoj se ky titull duhet t’i jepej shumë të tjerëve përpara meje.’’

Rudd ka rrëfyer se ishte gruaja e tij prej 18 vitesh Julie Yaeger e cila e ka marrë vesh e para, e më pas me humorin që e karaterizon aktori ka thënë se: "Nuk do të jem modest për këtë, madje shpresoj të jem në darkat seksi me Clooney, Pitt dhe B.Jordan’".

