Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Nëntor 2021, 16:04

I ofruan 200 gamile si dhuratë martese, modelja i refuzon

Një modele ka treguar se refuzoi një propozim martese edhe pse do të merrte si shkëmbim një dhuratë shumë të shtrenjtë. Modelja indiane Ishita Gupta, refuzoi një propozim martese nga e cila do të merrte 200 gamile si dhuratë.

Ajo tregoi se ishte mësuar të merrte propozime martese dhe meshkujt t’i bëjnë oferta për dhurata të shtrenjta.

“Mendova sesi do të kujdesem unë për 200 gamile pasi t’i marr si dhuratë martese”.

“Jam kundra martesave me mblesëri, ne duhet të martohemi me dashuri”.

Modelja zotëron një fermë për kafshë të shpëtuara por nuk mund të kujdeset për qindra gamile.

“Nuk jam e interesuar për gamile, edhe pse i dua shumë kafshët, gamilet janë kafshë që kërkojnë kujdes të veçantë, unë nuk kam aq eksperiencë”, tha Gupta.