Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Nëntor 2021, 16:04

Çfarë do ndodhë në episodin 4 të 'H.O.T' (Video)

Është publikuar promo e episodit 4 të "H.O.T" që do të transmetohet këtë të diel dhe shohim se ngjarje tejet interesante na presin.

Alketës dhe Shpëtimit u bie në dorë skenari i Danit.

Dani nga ana tjetër i thotë Xhenit se ndihet në siklet pas asaj që ndodhi mes tyre në dhomën e provës, por si do të jetë reagimi i saj?

Alketa dhe Aleksi festojnë për kompaninë e tyre me qëllim që ta bëjnë atë numër 1 në Shqipëri.

Lori dhe Genti dalin për darkë e mes tyre do të ketë situata shumë komike.

Çfarë do të marrë vesh Dani nga Nora që do e shokojë?