Autoritetet kanë hequr sot “betimin” e shumë çifteve me anë të drynëve të vendosur në urën e famshme “Ura e kaltër e dashurisë”.

Ura e preferuar nga shumë çifte që vizitojnë Prizrenin i është nënshtruar restaurimit. Nuk dihet ende nëse pas përfundimit të procesit të restaurimit, këta drynë do të kthehen sërish në vendin ku ishin.
Shumë të rinj vendosnin drynë tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” me qëllimin që të përjetësohet dashuria e tyre.

