Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Nëntor 2021, 13:01

Seriali 'H.O.T' thyen rekord: 100 mijë shikime në Youtube pa mbushur 24 orë

Për të gjithë ata që e kanë kërkuar me ngulm, serialin "H.O.T" tani e gjeni dhe në Youtube. Episodi i parë është publikuar i plotë në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube, ku pa mbushur 24 orë ka thyer rekord.

Seriali ka arritur 100 mijë shikime, një tjetër sukses ky për "H.O.T" që ka vendosur një standart të ri në prodhimin e serialeve shqiptare.

Në hapësirën e komenteve shihet se "H.O.T" ka marrë dhe një feedback shumë pozitiv.

Komentet: "Shumë i bukur filmi, element komik dhe aktorë profesionistë. Spektakolar dhe sukses i madh"

"Bravo për iniciativën që ta shohim dhe në Youtube"

"E pashë serialin, por bravo që e nxirrni dhe në Youtube ta shoh përsëritje"

"O Ermal je një lum idesh, super cast mezi pres episodin tjetër"

"I këndshëm shumë, Ermali ka intuitë në përzgjedhje karakteresh dhe skenari"

"Më në fund një serial i hajrit"

"Faleminderit Ermal që na jep mundësinë ta shohim dhe ne që jemi jashtë Shqipërisë. Shumë serial i bukur, me aktorë super, përgëzime dhe suksese"

"Faleminderit shumë që e ndan dhe me ne që s'e shohim dot në Shqipëri, punë e shkëlqyer"

"Për Zotin na kënaqe Ermal"

"Ermal na kënaqe pafund kishim kohë pa u argëtuar kaq shumë, suksese të mëtejshme".

"I vetmi që bën super filma, super seriale, bravo Ermal"

Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri. 

Kujtojmë që "H.O.T" vjen me një kast aktorësh shumë të njohur, me producent Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin.