Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Nëntor 2021, 10:10

'Ëndrrat që mbartim', Renuar Locaj sjell përmes fotografive rrugëtimin e refugjatëve që vijnë në Shqipëri

Një ekspozitë ndryshe nga ato që kemi parë, është hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Me titull “Ëndrrat që mbartim” fotografi Renuar Locaj ka sjell karaktere të ndryshëm nga kampet e refugjatëve që ndodhen në Shqipëri. Imazhe që dokumentojnë rrugëtimin, gjithashtu dhe çaste të ndryshme të tyre gjatë qendrimit.

Nëpërmjet portreteve të fëmijëve, grave, burrave dhe familjeve, Renuar Loçaj ka treguar një realitet të dhimbshëm njerëzor dhe një fenomen global.

Fotografitë flasin në gjuhë ndërkombëtare, tregojnë një histori kaq të afërt për ta dhe kaq të largët për ne. 

Ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Caritas Albania dhe UNHCR, sjell një kolanë fotografish dokumentuese të një rrugëtimi të gjatë me një fillim dhe ende pa mbarim.