Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Nëntor 2021, 08:08

Shkon për të kërkuar punë shitëse, pronari i butikut ngacmon seksualisht 20-vjeçaren

Një 20-vjeçare e cila kishte shkuar për të kërkuar punë si shitëse në një butik në Greqi është ngacmuar seksualisht nga pronari i butikut. Në momentin kur erdhi koha e intervistës pronari i butikut i dha të resë një palë rroba të reja dhe i kërkoi asaj të pozonte dhe më pas shkoi pas saj duke e ngacmuar seksualisht.

Vajza ngriti zërin dhe pasi debatoi me të në dyqan u largua dhe shkoi në polici për të denoncuar rastin, raportojnë mediat greke.

Sipas denoncimit të vajzës gjithçka ka nisur në orën 16:30 të së hënës. Ajo u shpreh se takoi një burrë rreth 1.80 i gjatë rreth 45 vjeç me flokë te zeza. Pasi i bëri disa pyetje, ai më pas i kërkoi të ndërronte rrobat e saj dhe të vishte disa nga dyqani.

E reja ka treguar se pronari i është afruar duke tentuar t’i heqë pantallonat dhe më pas i ka kërkuar të mbështetej në karrige duke u afruar drejt saj me trup. Vajza në gjendje shoku, tentoi të bërtasë me zë të lartë dhe u ngrit menjëherë nga karrigia duke u larguar me shpejtësi nga dyqani.