Këtë mbrëmje kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjete sociale. Deri më tani në vend kanë mbërritur 2,571,840 vaksina kundër Koronavirusit.
“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari", ka njoftuar Manastirliu.
