Ardit Çuni ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku shprehu hapur zhgënjimin e tij nga Fifi.

“Nëse një njeri nuk të do, lëre të shkojë. Ajo as vetë nuk e di se çfarë ka bërë. Kjo është pafytyrësi. Nuk është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin. Nëse do e kishte zëvendësuar Granitin me dikë tjetër, do e kuptoja, por jo me Donaldin. Donaldi ishte një i preferuar i publikut. Një njeri që minimalisht ka dashurinë më të vogël për ty, për më tepër që ajo më konsideronte edhe shok, nuk do ta bënte atë veprim”, tha ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë Arditi ishte në nominim me Granitin, por Fifit si e preferuara e publikut iu dha mundësia të zëvendësonte njërin prej tyre. Pa e menduar dy herë, këngëtarja nominoi Donaldin në vend të Granitit.






