Nga Shqipëria / E Martë 9 Nëntor 2021, 19:07

‘Je njeri i keq nga brenda’, Samiu shpërthen kundër Antonias

Këtë të martë në “Përputhen” Samiu shpërtheu kundër Antonias. Sipas tij konkurrentja është njeri i keq nga brenda. 

Ai shtoi se këtë e ka vënë re nga sjellja e saj me njerëzit. Për më tepër Samiu tha se ajo nuk ka pëlqim për asnjërin ndër djemtë në studio. 

Samiu: Sado që mundesh të jesh e bukur, ti je e keqe brenda 

Antonia: Po ku më njohe ti? 

Samiu: Po i shoh reagimet tua, e shoh sjelljen tënde me njerëz…Nuk ke respekt 

Antonia: Nuk ke për ta pasur shansin të më njohësh mua! Je ti ai personi që dhe në prapaskenë ke një fjalor rrugësh dhe kjo nuk më pëlqen te ti. Kaq!

Samiu: Ti këtu je shumë fallco dhe nuk ke pëlqim për asnjërin këtu në studio. Veç na shikon si numër