Nga Shqipëria / E Martë 9 Nëntor 2021, 17:05

E fundit/ 310 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Covid u shënuan gjithsej në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3393 testime dhe janë konfirmuar 770 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojw, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.